Zyrtarizohet data e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë

Gjykata ka vendosur se zgjedhjet e parakohshme në kosovë do të mbahen më 14 shkurt.
Duket se Kosova do të ketë rreth 1 muaj kohë që të përgatitet për zgjedhjet teksa sot Gjykata Kushtetuese shpalli aktgjykimin e plotë të vendimit për rrëzimin e qeverisë Hoti pas pavlefshmërisë së votës nga deputeti Etem Arifi, i cili ishte i dënuar.
Presidentja në detyrë e Kosovës, Osmani kishte paralajmëruar se me t’u publikuar aktgjykimi i plotë i vendimit, ajo do shpallte datën.