Zjarri në banesë asfikson çiftin e bashkëshortëve në Tiranë, nisen menjëherë drejt spitalit

Një zjarr mësohet të ketë rënë mesditën e kësaj të premteje rreth orës 14: 31 në rrugën “Naim Frashëri” në Tiranë.

Sipasi informacioneve, forcat blu theksojnë se si pasojnë e zjrrit janë asfiksuar nga tymi i tepërt shtetesi me inicialet M.H dhe bashkëshortja e tij L.H.,të cilët shfqën probleme me frymarrjen dhe u dërguan në spital për ndihmë e parë mjekësore, ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.01.2021, rreth orës 14:31 në rrugën “Naim Frashëri”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit M.H. Si pasojë janë asfiksuar nga tymi duke shfaqur probleme me frymëmarrjen shtetasi M.H dhe bashkëshortja e tij L.H.,të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *