Zjarri i madh shpërthen në një stan në Sarandë, digjen 200 dele

Një zjarr i madh ka rënë në një stan bagëtish në Sarandë, në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Dëmi që është shkaktuar nga flakët është tepër i madh pasi janë djegur 200 dele, si dhe bazë ushqimore për ushqyerjen e tyre.
Zjarri ka rënë rreth orës 06.15 të mëngjesit, në një stan në fshatin Viron, afër Finiqit.
Sarandë/Informacion paraprak
Më datë 22.01.2021, rreth orës 06:15, në fshatin Viron, Finiq, në një stan ka rënë zjarr dhe si pasojë janë djegur rreth 200 bagëti (dele) dhe një sasi e konsiderueshme baze ushqimore.
Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.