Zjarr në ndërtesën e prodhuesit më të madh të vaksinave në botë, raportohen 5 viktima

Pesë njerëz janë vrarë në një zjarr në vendin e prodhuesit më të madh të vaksinave në botë në Indinë perëndimore.
Zjarri filloi në një ndërtesë, e cila ishte ende në ndërtim e sipër në mjediset e Institutit Serum të Indisë të enjten pasdite.
Pamjet treguan shtëllunga të mëdha tymi që dilnin nga ndërtesa.
Kompania tha se prodhimi i vaksinave nuk do të preket. Shkaku i zjarrit nuk është identifikuar.
Zjarri më vonë u vu nën kontroll, por kryetari i bashkisë së qytetit konfirmoi se pesë njerëz kishin vdekur.
“Sapo kemi marrë disa azhurnime shqetësuese; me hetime të mëtejshme kemi mësuar se fatkeqësisht ka pasur humbje të jetës në këtë incident,” tha CEO i Institutit Serum, Adar Poonawalla, në një postim.
“Ne jemi shumë të pikëlluar dhe u shprehim ngushëllimet më të thella familjarëve të të ndjerëve.”