VENDI

ZGJIDHJA E NGËRÇIT NË KAKAVIJË, RAMA UROJ QETËSIM TË GJITHË ATYRE QË HOQËN SIKLETIN E MADH

Radhët e emigrantëve në Kakavijë, që u krijuan ditët e fundit morën fund, në orën 00.40, të ditës së sotme ka kaluar edhe qytetari i fundit. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit, kanë kaluar në pikën kufitare të Kakavijës 3325 persona dhe 1629 mjete. Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një shënimi në rrjetet sociale ka falenderuar të gjithë atyre që kontribuan për zgjidhjen e ngërçit të rëndë në pikën kufitare.