Zbulojeni tani/ Ja çfarë bëjnë shqiptarët pas Vitit të Ri që i dallon nga të tjerët

Një e veçantë gjatë festës së Vitit të Ri është trokitja e gotave duke marrë dolli për të gjithë anëtarët e familjes dhe të afërmit, tavolina mbushet plotë me ushqime dhe pije. Pas ushqimeve një e veçantë është kënga dhe fishekzjarrët.

Ne shqiptarët kemi disa tradita që dallojmë nga të gjithë vendet si pastrimi i shtëpisë dhe gjithë ambientit të jashtëm. Nënat nikoqire shqiptare fillojnë përgatitjen e festës së Vitit të Ri disa ditë para datës 31, duke larë të gjitha rrobat, tapetat, lyerjen e shtëpisë, pastrimin dhe gatimet tradicionale.

Traditë e veçantë është se kur bëhej fjalë për mish kjo bën diferencën, preferojnë jo vetëm mishin e gjelit të detit por edhe mish viçi, qengji, dhie dhe derri. Për të mos harruar rostot klasike dhe biftekun.

Kur vjen puna te pijet merren të gjitha duke filluar nga ato alkoolike deri te pijet me gaz dhe pa gaz deri te energjiket. Rëndësi ka që tavolina të mbushet në çdo cep.

Në datën 1,2,3 mirëpresin të afërmit në shtëpi por edhe shkojmë tek ata, kjo e bën festën edhe më të veçantë dhe të bukur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *