Vriten me arme zjarri automatik dy motra, autori shtetas Maqedonas

Tronditet kryeqyteti ne prag te nderrimit te viteve.Vriten me automatik dy motra në zonën e “Astirit”. Mësohet se autori i identifikuar si Përparim Ademi, shtetas maqedonas ka qëlluar me armë bashkëjetuesen e tij dhe më pas dhe motrën e saj, duke i lënë të vdekura në vend. Viktimat janë me inicialet K.B. dhe ZH.M. Rreth 40 Vjeçe.

Dyshohet se pas krimit, autori ka plagosur dhe veten por është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka nisur hetimet, teksa ka ngritur postblloqe dhe pika të shumta kontrolli për kapjen e autorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *