Vrasja e 25 vjeçarit Klodian Rasha/ Edi Rama firmos largimin e Sandër Lleshajt, ja kush pritet ta zëvendësojë

Burime jo zyrtare bëjnë me dije për Fax News se Edi Rama ka firmosur largimin e Sandër Lleshajt nga detyra e ministrit të Brendshëm pas reagimeve të shumta që lidhen me èkzèkutimin e 25 vjeçarit Klodian Rasha.

3 janë emrat e lakuar që mund ti zënë vendin janë Adnor Shameti, Taulant Balla dhe Elisa Spiropali. Kjo e fundit është edhe më e lakuara në korridoret e ministrisë si pasuese e Lleshajt.

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama shkoi për vizitë në familjen e Klodian Rashës të riut që humbi jetën i vrárë nga pòlicia. Bëhet me dije se kryeministri mbëriti atje dhe në orën 14.45 minuta hyri në banesën e familjes Rasha, ndërkohë që u prit nga familjarët e 25-vjeçarit. Vizita zgjati 15 minuta.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama pas një heshtje të gjatë, ka reaguar në lidhje me vrásjèn e Klodian Rashës nga efektivi i pèlicisë pak ditë më parë. Teksa prej ditësh ka qenë në një udhëtim në SHBA, kreu i qeverisë shkroi se më në fund arriti në Tiranë dhe se për ngjarjen e rèndë do të flasë në orën 18:00, kur pritet të deklarojë edhe shkarkimin e Sandër Lleshajt.

Për vrásjen e Klodian Rashës, u mbajt një pròtestë e dhùnshme në kryeqytet ditën e djeshme, ndërsa pritet të vijojë edhe sot.

Pròtesta u shoqërua me një konfrontim fizik mes protetuesve dhe forcave policore, si dhe zemërimi qytetar solli një sùlm ndaj institucioneve më të rëndësishme në vend, si Ministria e Brendshme dhe kryeministria.

Pròtestat e njëpasnjëshme vijnë si produkt i një ngjarjeje të rëndë, ku në orët e para të mëngjesit së të martës, një efektiv pòlicie qèlloi për vdèkje 25-vjeçarin rreth 50 metra larg oborrit të shtëpisë së tij, pasi i riu nuk iu përgjigj thirrjeve për të ndaluar.

Rasha gjeti vdèkjen nga 2 plùmba pas shpine, teksa përpiqej të largohej me shpejtësi, ndërsa efektivi që kreu vrásjen u árrestua në orët e mëvonshme. Në deklaratën që ai dha para SHÇBA u shpreh se ‘iu duk se i riu kishte ármë’.

burimi Fax Web

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *