Vlorë/ Orikum një automjet ka ndaluar në rrugë dhe brenda tij ka një person të pa jetë.

Viktima ka nje vit qe eshte kthyer nga Italia. Ne Shqiperi nuk ka precedente penale. Ne Itali ka kryer denim per narkotike.
Ne momentin kur i eshte bere prite sapo ishte kthyer pasi kishte shoqeruar te fejuaren ne banesen e saj

Vlorë

Më datë 01.12.2020, rreth orës 21:00, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë nga një qytetar se në Fushë- Dukat, Orikum një automjet ka ndaluar në rrugë dhe brenda tij ka një person të pa jetë.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë konstatuar të pajetë shtetasin B. B., rreth 27 vjeç, dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të Stacionit të Policisë Orikum kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *