Vlorë/ Ndalohet një 27-vjeçar i shpallur në kërkim, autor i dyshuar për disa vjedhje.

Vlorë

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Ndalohet një 27-vjeçar i shpallur në kërkim, autor i dyshuar për disa vjedhje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”:

B. Ç., 27 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi B. Ç ishte shpallur në kërkim, pasi nga hetimet dhe provat e siguruara dyshohet se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve të ndodhura në Vlorë, konkretisht:

• Më datë 07.10.2020 ka vjedhur një biçikletë;

•Më datë 15.10.2020 i ka vjedhur aparatin celular një shtetaseje;

•Më datë 25.11.2020 ka vjedhur një shumë parash në dyqanin e një shtetaseje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *