Vlorë, Makina del nga rruga, në shëtitoren e Lungomares, drejtuesja e mjetit drejt spitalit


Një aksident automobilistik raportohet të ketë ndodhur në shëtitoren e Lungomares në Vlorë diten e sotme rreth ores 6 e 45 minuta.

Sipas informacioneve, drejtuesja e mjetit me targa AA068VX ka humbur kontrollin e mjetit dhe është aksidentuar.

Makina ka pësuar dëme në pjesën anësore dhe të përparme, teksa drejtuesja është dërguar me urgjencë në spital. Sakaq policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *