Vijojne infektimet, Dy mjek dhe infermier ne Fier me Covid

Fieri vazhdon te mbetet nje nder qytetet me numer te madh te personave te prekur nga Covid-19, ku nuk kane munguar edhe humbjet e jeteve.

Por, bazuar ne te dhenat e fundit, virusi nuk ka kursyer as punonjes te administrates dhe institucioneve te ndryshme. Keshtu, vetem nje dite me pare pozitiv me covid kane dale edhe nje mjeke dhe nje infermiere ne spitalin pediatrik ne Fier si dhe nje mjeke familje dhe infermierja ne qendren shendetesore Zhupan.

Pozitiv pas kryerjes se tamponit ka dale edhe nje farmaciste e burgut te Fierit, ndersa duhet theksuar se pergjate ketyre diteve nuk kane munguar edhe te tjere te infektuar ne radhet e stafit te ketij institucioni.

Listes se gjate te te infektuarve ne Fier i jane shtuar edhe mesues dhe edukatore, ndersa ne te shumten e rasteve pensionistet rezultojne me shume te prekur.

Aktualisht ne Fier nuk rezultojne cerdhe, kopshte apo shkolla te mbyllura dhe mesimi vijon normalisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *