Video/ Momenti i fundit i xhiruar prej Maradonës nga fqinji, duke çaluar dhe i pafuqishëm përshëndet vogëlushët e lagjes

Diego Maradona, ndërroi jetë të mërkurën në moshën 60 vjeçare. Sipas autopsisë, ai vdiq në gjumë vetëm dy javë pasi ishte operuar në tru nga një mpiksje e gjakut.

Mjekët zbuluan se legjenda e futbollit  ka ndërruar jetë nga kardiomiopatia, një gjendje ku muskujt e zemrës dobësohen dhe zgjerohen duke mos pompuar mjaftueshëm gjak për pjesën tjetër të trupit.

Nipi i tij, Johnny Esposito e pa për herë të fundit. Maradona i tha atij se nuk ndjehej mirë dhe u ngjit në dhomë ku u shtri në krevat. Aty ndërroi jetë nga ataku kardiak.

Rreth njëzet ditë më parë, Maradona iu nënshtrua një operacioni urgjent për një hematoma të trurit dhe gjendja e tij nuk ishte e mirë. Mbrëmjen e djeshme, atij iu tha edhe lamtumira e fundit, ndërsa mediat kanë zbuluar një video të ditëve të fundit të Maradonës.

Një fqinj e filmoi atë në kohën e rikthimit në shtëpi pas daljes nga spitali. Një djalë i vogël thirri emrin e tij dhe Maradona, i cili kishte vështirësi në lëvizje, ia ktheu përshëndetjen, bëri shenjë dhe e bëri të lumtur djalin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *