VIDEO/ Babai nuk e lëshon djalin nga duart, momenti prekës kur dalin nga rrënojat e tërmetit të fuqishëm

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter ka goditur Kroacinë pasditen e sotme duke shkatërruar godinat e duke lënduar disa persona.

Mediat e huaja kanë publikuar momentin kur ekipet e kërkim shpëtimin nxorrën nga rrënojat e ndërtesave të shembura babain dhe djalin e tij të vogël.

Duket se babai nuk e lëshon djalin nga duart për asnjë moment derisa futen në ambulancë dhe marrin trajtim mjekësor menjëherë.

Petrinja është qyteti kroat që është goditur më rëndë si pasojë e tërmetit të fuqishëm, i cili u pasua nga disa pasgoditje me magnitudë pak më të madhe se 3.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *