(VIDEO) Aksident në unazën lindore të qytetit të Fierit, drejtuesi i mjetit dërgohet me urgjencë drejt spitalit.

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit, ku një shofer në gjendje të dehur është përplasur me shtyllën e tensionit. Për pasojë, është shkaktuar trafik i rënduar në unazën kryesore të qytetit.

Drejtuesi i automjetit po udhëtonte vetëm dhe është plagosur lehtë. Në pamjet e siguruara nga Apollon News, vihet re se makina ka pësuar dëme të mëdha nga përplasja e fortë.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca për ti dhënë trajtim të lënduarit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Ndiqni Videon nga vendi i ngjarjes 👇

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *