(VIDEO) Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Korçë , makina përplas për vdekje këmbësorin (EMRI)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Pogradec, ku një mjet ka përplasur për vdekje një këmbësor, që mësohet të jetë Pajtim Gjyli.
Ngjarja ka ndodhur në aksin Pogradec-Korçë, në afërsi të fshatit Buçimas, ndërsa shoferi i mjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja, por është arrestuar nga policia.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 24.01.2021, rreth orës 21:40, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Buçimas, Pogradec, një automjet dyshohet se ka aksidentuar këmbësorin shtetasin P. Gj., rreth 48 vjeç, banues në Pogradec, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.
Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të saj.