“Vetëm fleta e aplikimit, asgjë tjetër”, shoferët e transportit kalojnë për Greqi pa asnjë masë kontrolli

Pika e kalimit kufitar të Kapshticës vijon me qarkullimin e mjeteve, ndërkohë që nuk zbatohet asnjë rregull. Duke folur për Fax News, një prej shoferëve të transportit thotë se i kërkohet vetëm fleta e aplikimit kur dalin nga Shqipëria.

Ndërsa sa i përket matjes së temperaturës apo masave të tjera për parandalimin e përhapjes së Covidit, nuk zbatohet asnjë masë kontrolli.

Ndërkohë, përgjatë ditëve të fundit është rritur numri i shtetasve shqiptarë të cilët kanë hyrë nga Greqia në drejtimi të vendit tonë nëpërmjet pikës kufitare të Kapshticës.

Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, pas masave të vendosura nga shteti helen, lejohet hyrja e mjeteve të tonazhit të rëndë, këmbësorëve, dhe automjetet me përdorim personal.

Vetëm pak ditë më parë autoritetet greke kanë bërë me dije se kufiri nga Shqipëria në drejtim të Greqisë do vijojë të jetë i mbyllur deri në datën 7 janar./ F.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *