VENDI

VËSHTIRËSI NË FRYMËMARRJE 10 NXËNËS E MËSUES TË SHKOLLËS JANAQ KILICA NË FIER PËRFUNDOJNË NË SPITAL


Një incident ende i paqartë në kabinetin e laboratorit shkaktoi momente paniku në shkollën e mesme “Janaq Kilica” në Fier. 7 nxënës të klasës që po zhvillonin aty orën e biologjisë shfaqën vështirësi në frymëmarrje dhe të kollitura dhe menjëherë u dërguan për ndihmë mjekësore në spital. Së bashku me ta dhe dy arsimtarë dhe sanitarja.