Vendimi i ri: Nga pika kufitare e Hanit të Hotit kalohet vetëm me tampon negativ

Përforcohen masat anti-Covid edhe në pikën kufitare të Hanit të Hotit në Shkodër.
Nga dita e sotme e në vijim, të githë udhëtarët që kalojnë përmes kësaj pike kufitare do t’i dhuhet të kenë me vete edhe vërtetimin e tamponit negativ të kryer brenda 72 orëve të fundit.
Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit thotë se ky vendim do të qëndrojë deri në një urdhër të dytë.
Kujtojmë pak ditë më parë Greqia bllokoi doganën e Kapshticës, pasi u zbuluan disa pasagjerë me përgjigje të falsifikuar të testit.
Njoftimi i plotë:
Stacionet e Policisë Kufitare Hani i Hotit dhe Muriqan:
Njoftojmë të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Malit të Zi, se duke patur përgjigjen e tamponit të tyre, mund të lëvizin normalisht drejt vendit fqinjë.
Ky rregull do të jetë i vlefshëm për javët në vijim, deri në një urdhër të dytë, nga e hëna në të premte ora 22:00.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.