Varianti i ri i COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar/ Italia, Belgjika dhe Holanda ndalojnë fluturimet, Gjermania e Franca në alarm.

Një numër vendesh evropiane kanë ndaluar ose po konsiderojnë të ndalojnë udhëtimin nga Mbretëria e Bashkuar për të parandaluar përhapjen e një varianti më infektiv të koronavirusit.

Në mesin e tyre, sipas BBC, Holanda dhe Belgjika kanë pezulluar fluturimet. Trenat për në Belgjikë gjithashtu janë ndaluar.

Ndërkohë ministri i jashtëm italian ka treguar planet e qeverisë së tij për të ndaluar fluturimet. Franca dhe Gjermania thuhet se po planifikojnë veprim të ngjashëm.
Vendime të tilla vijnë pasi një variant i ri i koronavirusit është përhapur me shpejtësi në Londër dhe Angli Jug-Lindore.

Reagime rreth variantit të ri kanë ardhur edhe nga brenda Mbretërisë së Bashkuar.
Kryeministri Boris Johnson prezantoi të shtunën një nivel të ri të kufizimeve, duke hequr një zbutje të planifikuar të rregullave gjatë periudhës së Krishtlindjes për miliona njerëz.

Zyrtarët e lartë të shëndetësisë thanë se nuk kishte prova se varianti i ri ishte më vdekjeprurës, ose do të reagonte ndryshe ndaj vaksinave, por po provonte të ishte deri në 70% më i transmetueshëm.

Brenda disa orësh nga njoftimi i Mbretërisë së Bashkuar, Holanda tha se do të ndalonte të gjitha fluturimet e pasagjerëve nga Mbretëria e Bashkuar nga 06:00 (05:00 GMT) të dielën deri më 1 janar.

Në pritje të “qartësisë më të madhe” mbi situatën në Mbretërinë e Bashkuar, qeveria holandeze tha se më tej “rreziku i llojit të ri të virusit që futet në Holandë duhet të minimizohet sa më shumë që të jetë e mundur”.

Ky vend gjithashtu tha se do të punojë me vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian në ditët e ardhshme për të “shqyrtuar hapësirën për kufizimin e mëtejshëm të rrezikut të llojit të ri të virusit që do të sjellë nga MB”.

Belgjika po pezullon fluturimet dhe mbërritjet e trenave nga Britania e Madhe nga mesnata (23:00 GMT) të dielën, raporton tg.
Kryeministri Alexander De Croo i tha kanalit televiziv belg VRT ndalimi do të ishte në fuqi për të paktën 24 orë dhe “është një masë paraprake”, duke shtuar “ne do të shohim më vonë nëse kemi nevojë për masa shtesë”.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, tha në faqen e tij në Facebook se qeveria ishte gati të nënshkruante një masë për të pezulluar fluturimet nga MB.
Në Gjermani, një zyrtar i ministrisë së shëndetësisë i tha agjencisë së lajmeve AFP se qeveria po konsideronte gjithashtu ndalimin e fluturimeve nga MB dhe Afrika e Jugut, ku gjithashtu është zbuluar varianti.
Zyrtari tha se qeveria gjermane po monitoronte zhvillimet në MB dhe po punonte në “presion të lartë” për të vlerësuar informacionin dhe të dhënat e reja në lidhje me variantin e ri.

Kanali francez i lajmeve BFMTV raportoi se edhe Franca ishte “seriozisht” duke konsideruar pezullimin e fluturimeve dhe trenave nga MB dhe qeveria ishte “në kërkim të koordinimit evropian”. “Një vendim do të shpallet gjatë ditës”, tha kanali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *