Vaksina/ Rama: Jemi në kontakt edhe me 3 vende mike! Pse e bëjnë për Shqipërinë? Një nga arsyet është se keni Ramën Kryeministër

Në komunikimin e tij me gazetarët sot, Kryeministri Rama bëri me dije se përveç vendit mik që ka dhënë vaksina për Shqipërinë, po negociohet edhe me 3 vende të tjera.

“Vendi nuk e them dot sepse vetë vendi ka kërkuar konfidencialitet, edhe 3 vendet e tjera që ne jemi në diskutime e kërkojnë. Sepse nëse e bëjnë për Shqipërinë nuk duan që edhe vendet e tjera të kërkojnë të njëjtat gjëra. Pse e bëjnë vetëm për Shqipërinë? Një nga arsyet është se keni Ramën Kryeministër”, tha Rama./Shqiptarja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *