Ushqimet fatsjellëse që s’duhet të mungojnë në tavolinën e Vitit të Ri

Pas një viti të vështirë që po lëmë pas të gjithë kemi nevojë për pak fat e mbarësi. Në të gjithë botën ekzistojnë disa lloje traditash e ritualesh që besohet se sjellin fat për vitin e ardhshëm.

Më poshtë, po ju njohim me listën e ushqimeve që nuk duhet të mungojnë në tryezën tuaj në datën 31 dhjetor nëse doni të keni fat të mirë në vitin e ardhshëm.

Konsumoni 12 kokrra rrush në mesnatën e ndërrimit të viteve . Kjo është një traditë spanjolle dhe portugeze, sipas së cilës, 12 kokrrat e rrushit simbolizojnë 12 muajt e vitit pasardhës dhe konsumimi i tyre në këtë ditë të veçantë sjell mbarësi për çdo muaj të vitit që do të vijë.

Konsumoni ushqime në formë unaze për vaktin e mëngjesit, si petullat e ëmbla apo kekun e pjekur në tavën karakteristike në formë rrethore dhe me hapësirë boshe në mes. Ushqimi në këtë formë përfaqëson ciklin e plotë të vitit, pra viti i ardhshëm do të jetë i plotë dhe i mbarë në çdo muaj apo stinë.

Mishi i derrit

Shumë njerëz mendojnë se mishi i derrit është ushqimi që sjell më shumë fat në krahasim me ushqimet e tjera, veçanërisht nëse konsumohet në natën e ndërrimit të viteve. Kjo për arsye se derrat janë të shëndoshë, gjë që simbolizon shëndet dhe begati.Ata gjithashtu kërkojnë ushqim me hundë, që simbolizon progresin.

Përplasni një kokërr shegë në dysheme

Në Greqi, në natën e Vitit të Ri vendasit përplasin një shegë në derën kryesorë të shtëpisë. Kjo bëhët që nga shega të dalin sa më shumë kokrra që të jetë e mundur, sepse kokrrat e saj simbolizojnë begatinë dhe mirëqënien.

Piqni peshk të pa copëtuar

-Peshqit konsiderohen fatsjellës për tri arsye :

1- luspat e tyre ngjasojnë më qindarkat, pra paratë
2- ata qëndrojën në grupe, çka simbolizon bashkimin në familje
3- ata gjithmonë notojnë përpara, çka simbolizon progres

Konsumoni makarona të gjata pa i thyer

Kjo është një traditë japoneze, sipas së cilës makaronat e gjata simbolizojnë jetën e gjatë dhe fatin.

Konsumoni perime me ngjyrë të gjelbër

Kjo për arsyen e thjeshtë se ato janë të ngjashme me paratë dhe në disa kultura besohet se konsumimi i tyre sjell mbarësi.

Gatuani një kek dhe fusni një monedhë në të kur ta piqni

Edhe kjo është një traditë greke. Personi të cilit i qëllon monedha konsiderohet me fat dhe viti i ardhshëm do të jetë i mbarë për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *