“UFO-t kanë kontaktuar me presidentin amerikan, kanë marrëveshje”: Trondit shkencëtari izraelit


“UFO-t kanë kontaktuar me presidentin amerikan, kanë marrëveshje”: Trondit shkencëtari izraelit

Haid Eshed, ish kreu i programit të Sigurisë Hapësinore të Izraelit nga 1981-2010,  bëri deklarata të forta për gazetën izraelite Yedioth Aharonoth.

Sipas shtypit hebre, Eshed tha se alienët kanë arritur një marrëveshje me qeverinë amerikane ku këta të fundit, do të mbajnë fshehtësi për të mos treguar për eksperimentet e tyre në tokë si dhe bazën e tyre në Mars.

Deklaratat e Eshed janë të shumta, ku thotë se alienët kanë pritur që njerëzimi të evoluojë dhe të kuptojnë se çdo të thotë hapësira dhe anijet kozmike.

Gjithashtu, Eshed ka deklaruar se “Ekziston një marrëveshje midis qeverisë amerikane dhe alienëve. Ata nënshkruan një kontratë me ne për të bërë eksperimente këtu. Edhe ata po studiojnë dhe po përpiqen të kuptojnë tërë strukturën e universit dhe duan që ne të jemi ndihmues. Është një bazë nëntokësore në thellësitë e Marsit, ku qendrojnë përfaqësuesit e tyre, dhe gjithashtu astronautët tanë amerikanë. ”

Por shtypi izrelit hedh dyshime mbi shëndetin psikologjik të Haid Eshed, i cili vazhdon të tregojë gjëra të çuditshme, të cilat përfshijnë edhe ish -presidentin Trump dhe diplomacinë ndërkombëtare.

burimi lajmit /abc news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *