U zhduk 4 minuta pasi ishte nisur, peshkatari zbulon çfarë ndodhi me avionin në Indonezi: Ra si vetëtimë, pastaj…

Një aeroplan pasagjerësh me rreth 62 persona në bord është zhdukur menjëherë pas nisjes nga kryeqyteti indonezian, Xhakarta.

Sipas BBC, aeroplani humbi kontaktin gjatë rrugës për në Pontianak në provincën Kalimantan Perëndimore.

Faqja e internetit për gjurmimin e fluturimeve Flightradar24.com, tha se avioni kishte humbur në më shumë se 3 mijë metra lartësi në më pak se një minute dhe rreth 4 minuta pasi ishte nisur.

Peshkatari Solihin, i tha shërbimit indonezian të BBC se kishte parë një përplasje dhe kapiteni i tij vendosi të kthehej në breg.

“Aeroplani ra si vetëtima në det dhe shpërtheu në ujë”, tha ai.

“Ishte shumë afër nesh, copat e dërrasave gati sa nuk goditën anijen time”, u shpreh dëshmitari.

Një numër i banorëve të një ishulli afër vendit ku u zhduk aeroplani, thanë për BBC se kishin gjetur objekte që mendonin se ishin nga aeroplani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *