U transferohet gjendja civile nga Fieri në Gjendjen Civile Patos, protestojnë banorët e Krapsit


Rreth 130 familje te fshatit Kraps kane kundershtuar transferimin e gjendjes civile nga Bashkia Fier ne Bashkine Patos.

Ne diten e sotme banoret kane protestuar kete vendim qe sipas tyre eshte i pa drejt dhe i qellimshem ne nje kohe kur priten te zhvillohen edhe zgjedhjet e prillit 2022.

Sipas banoreve ky transferim behet per te sorollatur dhe ngateruar banoret me vendodhjen e qendrave te votimit. Ata jane shprehur se gjendjet e tyre civile kane qene prej kohesh ne Bashkine Fier dhe per kete veprim te gjendjes civile nuk jane njoftuar.

Ata kane kerkuar qe te rikthehet gjendja civile ne Bashkine Fier pasi kjo do te shkaktonte problematike jo vetem ne zgjedhje por edhe ne sherbimet publike. 

“Nuk e kuptojme perse kryhen keto levizje me gjendjet e civil kur ne kemi paguar per vite me radhe taksat vendore tek bashkia Fier”
Ky ndryshim do te lere ne harrese totale kete zone dhe nuk do vleresojne kontributin e tyre ne derdhjen e taksave per vite me radhe.

Kalimi ne Bashkine Patos do ti vendos keta banore ne fund te fshatrave te tjere per kerkesat qe kane per sherbimet publike per rruge e uje te pijshem

Nderkohe mbi problematiken e krijuar ka reaguar eshe gjendja civile e Fierit: Eshte bere gabim ne adresarin e sistemit.

Qytetaret jane te lutur te drejtohen prane sportelit te gjendjes civile per te konfirmuar adresen. Per kete gabim qytetaret jane njoftuar edhe nga kryeplaku i fshatit. Cdo dite po behen ndryshimet perkatese ne regjistrim e gjendjes civile.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *