U kthye mbrapsht se mendoi që i kërkuan ndihmë”, gazetarja tregon skenarin e vrasjes së efektivit

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar skenarin e vrasjes së efektivit të FNSH-së, Xhulio Prela në orët e para të mëngjesit të 5 Dhjetorit. Sipas saj, u përplasën pranë fshatit Gajush dhe u kthye mbrapsh për t’iu vënë mbrapa makinës që nuk i uli dritat e gjata.

Në emisionin “Opinion” sqaroi se prokuroria po zhvillon hetimet ndërsa pamjet filmike nga vendi i ngjarjes por ndihmojnë në zbardhjen e vrasjes pasi në harkun kohor të 7-8 minutave nuk ka pasur asnjë lëvizje tjetër në vendin ku ndodhi krimi.

Dyshohet se arsyeja përse u kthye mbrapsh Prela ishte sepse mendoi që i kërkonin ndihmë.

“Xhulio Prela është nisur nga Tirana në drejtim të Shkodrës. Është ndaluar në aeroportin e Rinasit ku ka marrë një të afërm të tij, një shok të vëllait, për shkak se ishte punonjës policie dhe nuk kishte nevojë për lejen e posacme. Ka udhëtuar në drejtim të Shkodrës dhe në momentin ku është kthyer, në fshatin Gajush, sipas Prokurorisë ka shkëmbyer një makinë tjetër që nuk i ka fikur dritat e gjata dhe duket në pamjet filmike të disa kamerave sigurie që të dyja palët kanë bërë me drita.

Në një moment, aty është një karburant kur shkon nga Miloti në drejtim të Lezhës, kanë qenë të dyja në ecje, janë shkëmbyer me njëra tjetrën. Pak më lart karburantit, është një pikë inertesh dhe është një urë. Pikërisht tek ura, Xhulio Prela është kthyer dhe ka shkuar në drejtim të makinës që i ka bërë me drita dhe është e filmuar kur kthehet sërish në drejtim të Shkodrës.

Njëra nga kamerat ka filmuar momentin kur njëri nga personat në automjet ka dalë dhe ja bënte me elektrik, pra i tregonte në njëfarë mënyrë ku qëndronin. Në harkun kohor të 7-8 minutave, nuk ka lëvizur në këtë aks rrugor asnjë automjet. Në momentin që është kthyer Xhulio Prela ka shkuar paralel me automjetin tjetër që është blerë në Krujë, ka ulur xhamin e shoferit, kanë debatuar dhe është qëlluar në drejtim të tij me 3 plumba, vetëm njëra e ka kapur në trup.

Pistoleta e efektivit të FNSH-së gjetur brenda makinës, e kishte hequr nga brezi, kjo është një gjë që mbetet për tu sqaruar. Në momentin që Prela po bënte lëvizjen mbi urë dhe autori i dyshuar i ngjarjes, ka ndaluar për tu furnizuar me karburant. U kthye sepse mendoi që i kërkonin ndihmë”, tha Lala.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *