U kapën pa maska në rrugë, gjobiten 364 qytetarë në 24 orë! Ndëshkohen 12 qytetarë që lëviznin pas orës 22:00

Në 24 orët e fundit në vendin tonë u gjobitën 364 qytetarë të cilët u konstatuan pa maska në rrugë. Policia i ka gjobitur ata me 3000 lekë gjobë shumë e cila do tu vendoset në faturën e energjisë elektrike.

Gjithashtu janë gjobitur dhe 12 persona të tjerë të cilët janë konstatuar duke lëvizur pas orës 22:00 të cilët u ndëshkuan me masë administrative prej 10.000 lekësh.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. 

Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar një lokal në të cilin ushtrohej aktiviteti në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për këtë subjekt u vendos masa administrative 1.000.000 lekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *