U gjet në rrugë pasi ishte prerë më thikë në fyt, i plagosuri dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

Një person u gjet në rrugë në një Himarë në gjendje kritike për jetën, pasi ishte prerë më thikë në fyt dhe kishte fraktura edhe në kokë.
Sipas njoftimit të policisë, personi identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është plagosur me thikë pas një konflikti të çastit.
Mësohet se ai ka dëmtim në larging dhe në ezofag dhe është në gjendje kritike për jetën.
I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Tiranës për të marrë një mjekim më të specializuar.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.