Trump zbaton ‘urdhërin’ e Joe Biden, video-mesazh për protestuesit: Hiqni dorë nga dhuna, koha për të shkuar në shtëpi

Kandidati demokrat, Joe Biden i bëri thirrje që të tërhiqet nga dhuna në Kapitol dhe presidenti, Donald Trump reagoi menjëherë. 

Përmes një video-mesazhi, Trump i kërkoi qytetarëve dhe mbështetësve të tij që të heqin dorë nga dhuna dhe se është koha për të ikur në shtëpi. 

‘E di që keni dhimbje, e di që jeni lënduar. Kishim zgjedhje që na u vodhën dhe të gjithë e dijnë, por ju duhet të shkoni në shtëpi tani. Duhet të kemi paqe, duhet të respektojmë ligjin. Nuk duam që asnjë të lëndohet. Është një kohë e vështirë që nuk ka qënë më përpara kështu. Ishin zgjedhje të manipuluara por nuk mund të pranojmë që të lëndohen njerëz. Duhet të kemi paqe, kështu që shkoni në shtëpi. Ne ju duam! Jeni shumë special E di se si ndiheni, por shkoni në shtëpi dhe shkoni në paqe,” tha Trump në video-mesazh.   

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *