Tronditet Italia, shpërthen fabrika e demontimit të bombave dhe raketave, raportohet për disa të vdekur

Tre persona kanë vdekur si pasojë e një shpërthimi në një fabrikë në Casalbordino, në provincën qendrore të Chieti, bëri me dije këtë të hënën kryetari i bashkisë Filippo Marinucci.

Shpërthimi ndodhi në fabrikën ‘Esplodenti Sabino’, një ndërmarrje që merret me riciklimin e barutit dhe demontimin e të gjitha llojeve të municioneve, si bombat e avionëve, raketat dhe minat detare.

Mediat italiane raportojnë se fabrika është në pronësi të Gianluca Salvatore një person i hetuar nga gjykata italiane për shkelje të rregullave të parandalimit të aksidenteve.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë ndërkohë që hetuesit po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *