Trajleri përplaset me trafikndarësen në Tiranë-Durrës, trafik dhe radhë të gjata në të dy drejtimet e autostradës

Një trajler është aksidentuar pak më parë në autostradën Tiranë-Durrës, duke shkaktuar trafik dhe radhë të gjata.

Nga përplasja e fortë fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale, kryesisht të kamionit që është përplasur me trafikndarësen. Sipas informacioneve të para, bëhet me dije se trajleri është pëplasur me trafikndarësen dhe për pasojë në të dyja drejtimet e autostradës ka bllokim.

Radha e mjeteve si pasojë e aksidentit ka arritur në më shumë se 5 kilometra. Policia ndodhet në vendngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *