Tragjike/ Humb jetën 26-vjeçari, një nga shtatë të plagosurit nga aksidenti në Elbasan


Ka humbur jetën një nga shtatë të plagosurit e aksidentit të Elbasanit.

Bëhet me dije se ka humbur jetën pasagjeri shtetasi K.D., 26-vjeç, i cili ndodhej në makinën “Volkswagen”.

Aksidenti ndodhi mbrëmien e djeshme në aksin Elbasan- Bradashesh. Në aksident u përfshi automjet tip “Volksëagen”, i cili është përplasur me një minibuz pasagjerësh.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur 5 persona pasagjerë të minibuzit të cilët janë transportuar në spital të Elbasanit, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Po si pasojë e përplasjes janë plagosur drejtuesja e mjetit të “Volksëagen” shtetasja F.B., dhe pasagjeri shtetasi K.D., i cili ka humbur jetën në spital.

Mësohet se Deda ishte baba i një fëmije të mitur, ndërkohë që në gjendje të rëndë është edhe drejtuesja e mjetit, ndërsa nuk konfirmohet zyrtarisht nëse ajo ka qenë bashkëshortja e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *