Tragjedi në Belgjikë/ Babagjyshi infekton 157 persona në një azil pleqsh, 18 të moshuar humbin jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Belgjikë, pasi një person i veshur si Babagjyshi ka shkuar për të surprizuar të moshuarit në një azil.

Por Babagjyshi dhe ndihmësat e tij ishin të infektuar me koronavirus dhe e kanë përhapur atë te 121 të moshuarit dhe 36 punonjësit e azilit.

Për pasojë 18 të moshuar humbën jetën, ndërkohë që disa të tjerë janë të shtruar në spital në gjendje kritike.

Përhapjen e virusit e bëri më të lehtë fakti që asnjë nga të moshuarit nuk mbajti maskë mbrojtëse, ndërsa autoritetet janë vënë në alarm për shkak të numrit të madh të të infektuarve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *