Tifozët e Vllaznisë grumbull në lokal, zv.ministri Shëndetësisë: Rasti po ndiqet nga Policia, i jashtëligjshëm


Zv.ministri Shëndetësisë Albert Nikolla, është shprehur se rasti i grumbullimit të tifozëve të Vllaznisë pak ditë më parë në Shkodër, në një lokal, po ndiqet nga Policia.

Sipas tij, grumbullimi i tifozëve për të parë ndeshjen pa asnjë masë mbrojtëse, është njëlloj si takimet e PD në Maminas apo kur u prish Teatri Kombëtar.

“Ka ndodhur dicka e jashtëligjshme. Si ato të Bashës në Maminas. Siç bëri PD kur u prish Teatri Kombëtar. Janë raste që ndjekin një logjik të mosrespektimit të ligjit. Atë e ndjekin organet kompetente. Është në Shkodër. Këtë rast po e ndjek policia, dhe është rasti i njëjtë me festën e ditëlindjes (I referohet ditëlindjes së Bes Kallakut). Ligji nuk është vetëm dhunë e policisë por dhe përgjegjshmëri dhe kulturë. Ky rast ka ndodhur në Shkodër dhe po hetohet nga policia, ndoshta dhe janë ndëshkuar nuk di të them me saktësi”, tha Nikolla në RepolitiX.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *