Tensionohet situata: Policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë me presion, shoqërohen disa protestues

Incidente edhe në ditën e pestë të protestës për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga efektivi i policisë.

Protestuesit janë nisur për te Drejtoria e Policisë së Tiranës, por janë përballur me kordonin e forcave speciale dhe automjetit ujëhedhës.

Zbrapsja e protestuesve është kryer pas hedhjes së gazit lotsjellës, ndërsa janë shoqëruar disa pjesëmarrës në protestë. Shoqërimet gjatë protestës së sotme janë më të pakta se gjatë protestave të mëparshme. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *