Të zhdukura prej 1 janarit 2021, gjenden në Përmet dy vajzat e mitura nga Tirana (EMRAT)

Dy vajzat e mitura që u zhdukën në datë 1 janar 2021 në Tiranë, janë gjetur nga Policia në Përmet.

Policia e Tiranës bën me dije se ka gjetur dy të miturat Kejsi Ahmetaj dhe Mojna Hajdaraj. Ato janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të dërgohen drejt Tiranës. 

“Si rezultat e kontrolleve të vazhdueshme nga DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Komisariatin e Policisë Përmet, paraditen e sotme u bë e mundur gjetja e dy vajzave të mitura që janë larguar nga banesa më datë 01.01.2021.

Vajzat janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhen në Komisariatin e Policisë Përmet, ku do të merren nga shërbimet e DVP Tiranë dhe do të dërgohen nëpër banesat përkatëse”, njofton Policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *