TV APOLLON

bejme ate qe dime, dhe dime ate qe bejme

Të shtëna me armë zjarri tek Ura e Mifolit, dëgjohen në Fier e Vlorë

Foto ilustruese

Rreth orës 20:00 është raportuar në policinë e Vlorës për të shtëna me armë zjarri në fshatrat e njësisë Novoselë, dhe ka alarmuar jo pak qytetarët e zonës, pasi mësohet se krismat janë dëgjuar në Vlorë e Fier. 

Por breshëria është dëgjuar edhe në krahun e Fierit, në fshatrat e Ferrasit. Burime nga blutë e Vlorës bëjnë me dije se patrullat e policisë po kontrollojnë zonën në Bishan dhe Poro por që nuk ka gjurme të armëve dhe sipas informacioneve të shtënat mund të kenë ardhur nga krahu i Fierit.

Patrulla janë ngritur edhe nga ana Fierit, por ata thonë se të shtënat mund të kenë ardhur nga ana tjetër e Vjosës.

Lumi Vjosë dhe konkretisht ‘Ura e Mifolit’ ndan dy qytetet, Fier dhe Vlorë. Edhe banorët e zonës bëjnë me dije se janë dëgjuar breshëri atomatiku por që është e pa dallueshme nga kanë ardhur. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund t'ju interesoje