Të shtëna me armë zjarri, plagoset taksisti (emri)

Të shtëna armësh janë dëgjuar pasditen e sotme në Rrëshen.

Si pasojë ka mbetur i plagosur një 51-vjeçar i identifikuar si Andon Keli, banues në fshatin Malaj me profesion taksist.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40, teksa mësohet se i plagosuri është dërguar menjëherë në spital dhe po merr mjekim.

Nuk dihen rrethanat e plagosjes, por policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dinamikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *