Sot në 85-vjetorin e lindjes, Akademia e Shkencave ripropozon Ismail Kadarenë për çmimin Nobel në Letërsi

Sot gjeniu i letrave shqipe, shkrimtari i shquar Ismail Kadare feston përvjetorin e 85-të, ndaj në nderim të tij është mbajtur veprimtaria shkencore me temën “Ismail Kadare, shkrimtar shqiptar në letërsinë botërore”.
“Ismail Kadare e ngriti letërsinë shqipe në nivelet më të larta të historisë së saj”, tha kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi. Më tej, akad. Vasil S. Tole, nënkryetar i ASH prezantoi kandidaturёn e shkrimtarit dhe akademikut Ismail Kadare pёr çmimin NOBEL nё letёrsi.
“U bënë disa vite rresht që Akademia e Shkencave e Shqipërisë propozon e ripropozon kandidaturën e shkrimtarit, akademikut Ismail Kadare pranë jurisë së çmimeve NOBEL në letërsi, e cila funksionon pranë akademisë simotër të Suedisë.”, tha akad. V.Tole, duke theksuar se vepra e Kadaresё, nga viti nё vit, shtrin gjeografinё e territorit nё tё cilin ajo shkel pёr herё tё parё nё tё gjithё botёn, njёherazi edhe gjuhёt e leximit tё saj shtohen progresivisht.
Ekspozita e fotografit të njohur Roland Tasho solli për të pramishmit çaste të bukura nga jeta e shkrimtarit, si vizita në vendlindje, dhe çaste kulmore të jetës dhe karrierës së tij në Shqipëri dhe botë.