S’kanë fund largimet nga strukturat e LSI-së, jep dorëheqjen kryetari i Vaqarrit, koordinator i Tiranës: Ndihem i fyer…

Vazhdojnë largimet nga strukturat e LSI, me drejtuesit që japin dorëheqjen pasi shprehen të pakënaqur për ato çfarë kanë marrë në këmbim për kontirbutin e dhënë.

Pas largimit të kryetarit të LSI në Laprakë Gentian Arapaj dhe kreut të LRI Qamil Nureci, së fundmi është larguar edhe ish-kryetari i LSI në Vaqarr, koordinator i qarkut të Tiranës, Olger Sanxhaku.

Sanxhaku ishte pjesë e strukturave të LSI që prej 15 vitesh, duke e filluar si anëtar në vitin 2006, kryetar i njësisë administrative Vaqarr në 2017 dhe duke e përfunduar në vitin 2020 si koordinator i qarkut të Tiranës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Sanxhaku shprehet se kontributi i tij në këtë parti nuk është vlerësuar, ndërsa shton se në këmbim të gjithçkaje ka marrë vetëm mosmirënjohje dhe arrogancë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *