Situata kaotike në Lezhë/ Jaku: Po evakuohen 4 familje të tjera në Kurbin, fryrja e lumit Mat po rrezikon banorët

Në një lidhje direkte Prefekti i Qarkut Lezhë, Gjok Jaku  dha një koment për “Faxnews” lidhur me situatën e rënduar nga reshtet e tepërta të shiut në Bashkinë e Lezhës dhe asaj të Kurbinit.

Sipasi Jakut se një element kryesor i përmbytjeve në bashkinë Kurbin dhe Lezhë është edhe shkarkimi i hidrocentraleve në këto zona duke fryrë kështu shtatin e lumit. Ai tha se situata është në monitorim të vazhdueshëm, pavarësisht se një sipërfaqe prej 22 mijë hektarë tokë bujqësore ndodhet nën ujë deri tani nuk kanë pasur humbje jete apo dëme në gjënë e gjallë.

Prefekti i Qarkut Lezhë tha se sot janë evokuar 3 familje në zonë administrative të Dajçit ndërsa grupi i emergjencave ndodhen bashkinë e Kurbinit ku priten të evokohen 4 familje të tjera pasi janë të rrezikuara nga dalja nga shtrati i Lumit Mat.

“Prej afro 20 orëve  drejtori i qarku i Lezhës është përshkruar nga reshje të pandërprera, lartësia e të cilave ka kaluar përtej 120 mm gjë e cila ka krijuar një situatë në fakt të vështirë kryesisht në njësinë Kurbin dhe Lezhë, kjo e fundit është në prezencë më të madhe reshjesh dhe fryrja e lumit Mat për shkak të shkarkimit të hidrocentraleve e kanë ngritur mjaftë nivelin e ujërave në shtratin e lumit, çka ka krijuar një situatë të rënduar në zonën e Fushë-Kuqes.

Situata është në monitorim dhe kontroll të plotë nga strukturat e Emergjencave Civile, sigurisht që kemi prezencë të madhe uji me një sipërfaqe rreth 2 mijë hektarë tokë bujqësore por fat është që nuk kemi asnjë dëmtim në njerëz dhe në gjënë e gjallë. Kanë qenë 3 familje të evokuara në njësinë administrative Dajç në bashkinë Lezhë.

Për shkak të prezencës së shtuar të ujit dhe ngritjes së nivelit të lumit Drin, pasi prezenca e shtuar në banesat e tyre rrezikonte edhe përshkak të errësirës së mbrëmjes kështu që u detyruam ti evakuojmë. Janë edhe një numër familjesh në zonën e Fushkuqes, bashkia Kurbin, të cilat në këto momente ekipi i emergjencave në Kurbin është prezent në territor në mënyrë që të evokohen edhe 4 familje të tjera të cilat janë të rrezikuara nga fryrja e shtatit të Lumit Mat”- u shpreh Gjon Jaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *