Situata e rënduar nga reshjet e dëborës, 20 borëpastruese fillojnë punën për pastrimin e Rrugës së Kombit

Reshjet e dendura të dëborës në Kukës kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve.

Edhe në Rrugën e Kombit reshjet e dëborës kanë qenë me intensitet të lartë, ndërkohë që për pastrimin e saj kanë filluar punë 20 borëpastruese.

Së bashku edhe me 13 mjete për kriposjen e rrugës, borëpastrueset po punojnë për të normalizuar gjendjen e rrugës, ndërsa mësohet se tashmë Rruga e Kombit kalohet pa vështirësi.

Ditët e fundit vendi ynë është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe dëbore, duke krijuar përnmbytje të shumta dhe vështirësi në qarkullim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *