Shumica e vendit gjendet nën ujë, si është parashikimi i motit për ditën e sotme

Mëngjesi i sotëm do të nisë me vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta shiu e dëbore, herë pas here do kemi ndërprerje të reshjeve në vendin tonë.

Parashikohet që edhe pasditja të mbetet në të njëjtat kushte atmsoferike, ndërkohë që gjatë ditës së nesërme pritet një rikthim i reshjve të shiut.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 12°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Shumë zona të vendit, përfshirë Shkodrën, Lezhën, dhe një pjese të fshatrave në Vlorë dhe në Krujë, janë prej ditës së djeshme në pushtetin e ujit, ndërsa ka nisur evakuimi i banorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *