Shteti fqinj me Shqipërinë merr vendimin, mund të kalojë kushdo pa bërë testin e koronavirusit

Mali i Zi ka vendosur të hapë kufijtë për këdo duke hequr kushtin e testit PCR. Ministrja e Shëndetësisë, Jelena Borovinić Bojović tha se situata është më e mirë pas përfundimit të festave të ndërrimit të viteve. Ndërkohë gjatë fundjavave do të lejohet edhe lëvizja ndërqytetase.

“Falë qytetarëve dhe respektimit të  masave nga ana e tyre, situata është më e mirë para fillimit të festave të Vitit të Ri,” tha Borovinić Bojović.

Sa i përket vaksinës, tha se qëllimi është që vaksina e parë që do të vijë në Malin e Zi të jetë një vaksinë me një certifikatë evropiane.

“Unë nuk mund të njoftoj datën e saktë të mbërritjes së vaksinave, ne jemi duke punuar dhe një informacion të saktë mund të kemi  në 10-15 ditët e ardhshme”, tha Ministrja duke shtuar se janë në negociata me Pfizer dhe AstraZeneca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *