Shtëpi dhe pallate të shembura nga TËRMETI i fuqishëm në Kroaci, VIKTIMA e parë një fëmijë, shumë të plagosur (FOTO)

Një tërmet me magnitutë 6.3 ka goditur Kroacinë pak minuta më parë. Tërmeti me epiqendër në Petinja ka zgjatur rreth 20 sekonda. 

Pamje të rënda vinë nga Kroacia ku janë shembur banesa e pallate. Mediat e huaja kanë raportuar edhe për viktimën e parë që është një fëmijë.

Raportohet së fëmija ishte në rrugë me nënën, ndërsa gjatë goditjes së tërmetit i ka rënë një copë beton duke e lënë të vdekur.

Dyshohet për një numër të lartë të plagosurish pasi janë shembur shumë banesa private dhe pallate.

Sakaq, në vendngjarje ka mbërritur kryeministri Andrej Plenković.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund t'ju interesoje