BOTA

SHPËTOHEN STUDENTËT, PO NGJISNIN MALIN NË MES TË STUHISË


Në shumicën e shtypit britanik, janë përshkruarsi “katër idiotë“ të rinjtë që ishin nisur në mesin e stuhisë ‘Ciara’ për t`iu ngjitur malit më të lartë në Britani, Ben Nevis. Studentët të cilët besohet të jenë nga Glasgow, ishin të keqpajisur për një aventurë të tillë. Nuk kishin mjetet më bazike për ngjitje e as harta orientuese, ndërsa në këmbë, mbanin atlete të zakonshme.