Shpërthim i madh pranë spitalit Covid në Itali, tmerrohen pacientët. Krijohet një gropë gjigande

Një shpërthim i madh ka ndodhur në parkingun e spitalit Del Mare në zonën e Ponticelli(Napoli) i cili ka tmerruar të gjithë pacientët dhe banorët e zonës.

Shpërthimi ka shkaktuar një gropë të madhe rreth pesëdhjetë metra të gjerë.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Sipas hetimeve fillestare dyshohet se nga humbja e oksigjenit nga tubat themelorë mund të jetë shkaktuar shpërthimi.

Të gjithë pacientët të cilët ndodheshin në spital për rastet me covid-19 u evakuan. Është vendosur mbyllje e përkohshme për shkak të pamundësisë së garantimit të energjisë elektrike dhe të ujit të nxehtë.

Ndërsa autoritetet në lidhje me shkaqet që e shkaktojë këtë shpërthim mendojnë se për momentin nuk ka asnjë element që të çon të mendosh për një veprim dashakeqës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *