Shpërthim i FUQISHËM në televizionin e Beogradit, humb jetën një person dhe plagosen 2 të tjerë

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm në mes të Beogradit.

Sipas informacioneve nga mediat serbe, shpërthimi ka ndodhur pranë zyrave të Radio Televizionit të Serbisë.

Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën një person dhe janë plagosur dy të tjerë.

Mendohet se disa punonjës po rregullonin një defekt në sistemin e ajrimit në zyrat e RTS dhe në momentin e ngjarjes do të transportonin bombolat e oksigjenit, të cilat mund të kenë shpërthyer.

Disa ndërtesa dhe makinat e parkuara kanë pësuar dëme të mëdha materiale nga shpërthimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *