Shpërthen në flakë një ndërtesë te ‘Rruga e Elbasanit’, pranë Ambasadës së SHBA, 3 zjarrfikëse në vendngjarje (FOTO)

Një ndërtesë ka shpërthyer në flakë paraditen e sotme në Tiranë, te “Rruga e Elbasanit”.

Shtëllungat e tymit duke nga e gjithë qendra e Tiranës, ndërsa tre automjete zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e tyre.

Shkaqet e zjarrit që kanë përfshirë ndërtesën që ndodhet shumë pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë nuk dihen ende.

“Më datë 07.01.2021, rreth orës 11:00, në rrugën “Budi”, ka rënë zjárr në rrobaqepsinë e shtetasit E. Sh., 37 vjeç, ku ka vetëm déme materiale. Sherbimet e forcave zjárrfikseve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjárrit. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjárrit”, njofton Policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *