Shkodër/ 2 lokalet të shkrumbuara, çfarë ka mbetur pas zjarrit të madh

Dy lokale janë përfshirë nga flakët në Shkodër, gjatë natës. Nga përhapja e madhe e flakëve, ka marrë zjarr dhe fasada e pallatit si dhe ashensori.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme të shumta materiale, të dy bizneseve dhe në pallat. Paraprakisht dyshohet se shkak i flakëve të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

Dëme të shumta ka dhe në hollin e pallatit, ndërsa apartamentet fatmirësisht nuk janë dëmtuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *